Maqedonia e Veriut regjistroi 196 raste pozitive me Covid-19 në 24 orët e fundit nga 1,213 teste të kryera.

Rastet e reja janë kryesisht në Shkup, plot 90.

Ndërkohë 8 tetë pacientë me koranavirus kanë ndërruar jetë ndërsa 11 të tjerë janë shëruar.

Pacientët e vdekur janë katër nga Shkupi, një nga Struga, një nga Ohri, një nga Gostivari dhe një nga Reseni.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3,895, numri i pacientëve të rikuperuar është 1.705, numri i vdekjeve është 179, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2,011.

/Ora News.tv/