147 raste të reja dhe 6 të vdekur nga Covid 19 u regjistruan 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut.

Viktimat janë tre në Shkup, një nga Kumanova, një pacient nga Shtipi dhe një nga Berova.

Në total janë kryer 1296 testime. Nga raste e reja, 64 janë në Shkup.

Ndërkohë 111 pacientë janë shërtuar nga sëmundja.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisë është 6932, numri i pacientëve të rikuperuar është 2987, numri i vdekjeve është 334, dhe aktualisht numri i rasteve aktive është 3611.

/Ora News.tv/