Mandati i Dvoranit, anëtari i Gjykatës së Lartë nuk përjashton mundësinë e ankimimit

Mandati i Dvoranit, anëtari i Gjykatës së Lartë nuk

Gafë juridike vazhdon ta cilësojë Ardian Dvorani vendimin e KLGJ që deklaroi përfundimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë. I pyetyr nga RTV Ora Dvorani nuk ka përjashtuar edhe mundësine e ankimimit të këtij vendimi në Gjykatën Administrative megjithsëse siç shprehet ai kjo nuk është e shkruar në asnjë ligj apo Kushtetutë.

Ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor nuk ka zbardhur ende vendimin ku deklaroi përfundimin e mandatit për anëtarin e Gjykatës së Lartë Ardian Dvorani, ky i fundit nuk  ka përjashtuar mundësinë  për ankimimit të këtij vendimi.

I pyetur nga RTV Ora, Dvorani ka pohuar se çdo vendim është i ankimueshëm aq më shumë,  ky që sipas tij nuk parashikohet askund në Kushtetutë apo në ligj.

 Anëtari i Gjykatës së Lartë ka pohuar se është ende shpejt për të menduar se si do te vijojë kjo procedurë, por ai do të bëjë zgjedhjen e tij, për këtë vendim te cilin e cilëson një  gafë juridike.

Ndërkohë  RTV Ora ka pyetur edhe KLGJ. Sipas tyre Këshilli ka tre ditë afat për ta zbardhur të arsyetuar vendimin, i cili do t’i vihet në dispozicion Dvoranit, ndërsa ky i fundit  ka të drejtë të ushtrojë ankimin në Gjykatën Administrative të Apeli.

Pra do të jetë ky vendim që do të japë verdiktin përfundimtar në lidhje me këtë procedurë.

Ndërkohë me largimin nga Gjykata e Lartë, Ardian Dvorani nuk largohet nga KED por vetëm nga drejtimi i saj.

Drejtimin e KED e merr nenkryetari që është anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha por edhe kjo me një mandat të përfunduar dhe që qëndron në detyrë  deri në zëvendësim si rasti Dvorani.

Me largimin e Ardian Dvoranin Gjykata e Lartë mbetet me tre anëtarë të zgjedhur nga juristët e spikatur.   

EMISIONET