Manastirliu: Plan masash për përgatitjen e sistemit shëndetësor për fazën e hapjes

Manastirliu: Plan masash për përgatitjen e sistemit

Paralelisht me liberalizimin e lëvizjes, ministria e shëndetësisë do të nisë dhe lejimin e vizitave në të gjithë spitaleve. Ministrja e shëndetësisë ka bërë të ditur se vendimi do të merret në konsultim me ekspertët.

Manastirliu: Po tregohemi shumë të kujdesshëm, për të bërë rihapjen e butë dhe të sistemit shëndetësor përsa i përket planifikimeve, përsa i përket konsultave ambulatore, përsa i përket sistemit të vizitave që qytetarët sidomos ato që janë me sëmundje kronike duhet të kryejnë në sistemin tonë, qoftë në atë parësor edhe në atë spitalor.

Sa i përket kthimit në normalitet të lëvizjes, ajo nënvizoi se gjithçka do të përgatitet me kujdes

Manastirliu: Ka të bëjë me testimet, ka të bëjë me kapacitetet spitalore dhe ka të bëjë gjithashtu me gjithë aspektin monitories përsa i përket atyre të cilët janë të infektuar me Covid19, apo edhe rasteve asimptomatike që duhen mbajtur nën kontroll, për të mundësuar shkëputjen e zinxhirit të infeksionit ashtu siç parashikojnë edhe kriteret epidemiologjikë”

Përgatitjet po vazhdojnë dhe për spitalin covid tre, ku do të qëndrojnë personat me shenja më të lehta covidi

Manastirliu: “Është një strukturë e cila është e mjaftueshme përsa i përket pacientëve të cilët janë në fazë shërimi dhe duhet vetëm të bëjnë periudhën e kovalishencës, ku do të shërbejë ish-klinika një dhe më pas edhe dy klinikat e tjera të cilat po bëhen gati për të pritur rastet, nëse do të kemi një fluks të të sëmurëve me Covid-19”

Manastirliu nënvizon se me ekspertët po punohet për të ecur sipas skenarëve të parashikuar

EMISIONET