Presidenti francez Emanuel Makron paralajmëroi për një moment të së vërtetës të BE-së lidhur me solidaritetin financiar në mes të krizës së koronavirusit, në një intervistë me Financial Times të botuar të premten e 16 prillit.

"Ne jemi në një moment të së vërtetës, që është nëse Bashkimi Evropian është vetëm një projekt politik apo një projekt tregu," tha Makron nga Pallati Elysee.

Makron tha se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç krijimit të një fondi që "mund të lëshojë borxh të përbashkët me një garanci të përbashkët për të financuar shtetet anëtare në bazë të nevojave të tyre sesa madhësisë së ekonomive të tyre.

Kjo është një ide që Gjermania dhe Hollanda deri më tani kanë hedhur poshtë.

''Ka nocione solidariteti në diskutim," tha Macron. "Ekonomia varet nga kjo."

Ai tha se mungesa e solidaritetit të BE-së mund të nxisë zemërimin populist në Evropën Jugore, veçanërisht në vendet anëtare të goditura fort nga koronavirusi.

"Nëse ne nuk mund ta bëjmë këtë sot, unë ju them se populistët do të fitojnë, sot, nesër, një ditë më pas, në Itali, në Spanjë, ndoshta në Francë dhe gjetkë," përfundoi presidenti francez.

/Ora News.tv/