Presidenti i Francës, Emanuel Macron zhvilloi një videokonferencë me homologun e tij rus Vladimir Putin ku ritheksuan dhe njëherë bashkëpunimin mes dy vendeve për çështje të sigurisë ndërkombëtare.

Gjatë takimit të tyre, Putin thotë se janë diskutuar temat më të nxehta si krizat që kanë prekur Ukrainën, Sirinë, Libinë dhe tensionet në rajonin e Ballkanit, raporton REL por pa dhënë detaje mbi temën e diskutimeve.

Një përpjekje e qeverisë amerikane nën Donald Trump për bisedime më 27 qershor në Uashington, por duke e anashkaluar BE, dështoi pasi Prokuroria e Posaçme ngriti aktpadi për krime lufte, të cilën pritet ta rrëzojë ose konfirmojë Gjykata Speciale në Hagë akuzoi

Franca dhe Gjermania janë shprehur, se presin që dialogu Kosovë- Serbi të fillojë së shpejti. "Së bashku me kancelaren Merkel, Presidenti Macron mbetet i gatshëm të presë një samit në Paris”, ka shkruar të premten ambasada e Francës në Kosovë në  ‘Twitter'.

Bisedimet dhe per Libine e Turqine

Zyra e Presidentit francez deklaroi ditën e djeshme (26 qershor) se Macron është i sigurt për përparimin në çështjet kryesore me Rusinë, përfshirë veçanërisht krizën në Libi.

Gjatë muajve të fundit, Presidenti francez ka ndjekur disa politika afrimi me Rusinë madje duke arritur dhe pajtimin me Putin për disa mosmarrëveshje të mëparshme.

Bisedimet e tyre ndodhën, pasi Macron këtë javë sulmoi ashpër ndërhyrjen e Turqisë në konfliktin në Libi.

Aktualisht në Libi janë dy qeveri, një e njohur nga OKB-ja që e ka selinë në Tripoli dhe administrata tjetër e udhëhequr nga komandati i Forcave Kombëtare Libiane, Khalifa Haftar me seli në Tobruk.

Rusia e mbështet Haftarin, dhe Franca gjithashtu dyshohet se e favorizon atë - megjithëse Parisi insiston se ka qëndrim neutral në konflikt.

Presidenti Macron është shfaqur i shqetësuar për forcimin e prezencës turke në Libi.

Ai tha se gjatë dy orësh bisedimesh, Putin kishte ftuar Macronin për vizitë në Rusi dhe presidenti francez e kishte pranuar ftesën, megjithëse nuk është caktuar asnjë date e realizimit të saj.

/Ora News.tv/