"Lumë" golash dhe rezultate surprizë, skuadrat e Superligës hedhin hapin në raundin e dytë të Kupës

"Lumë" golash dhe rezultate surprizë, skuadrat e

U luajtën takimet e vajtjes të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.

Pas Apolonisë, e cila hedh një hap drejt kualifikimit në raundin e 1/18-ave ka zbritur në fushë për shkak se Kamza nuk u paraqit, skuadrat e Superligës nuk kanë falur, duke kaluar lehtësisht. Në grupin A, Partizani nuk fali Vorën, duke fituar me shifrat e pastra 3-0. Solomon, Brown e Çinari ishin autorët e golave, me Franco Lerdën që merr sinjale pozitive nga sulmi.

Fitore komode mori edhe Teuta, që mposhti Tërbunin në transfertë. Durrsakët vuajtën përballë pukjanëve, të cilët krijuan hapësira në prapavijë vetëm në minutën e 72-të. Gashi kaloi në avantazh "djemtë e detit", teksa Vecaj dy minuta përpara fundit vulosi fatet e takimit dhe gjithë rezultatin në 2-0. Vllaznia iu fal potencialit të brazilianit, Wenderson për të "thyer" Burrelin, 1-0, ndërsa Erzeni bëri surprizën. Shijakasit befasuan 2-0 Dinamon.

Po në këtë grup, Korabi fitoi 2-1 kundër Besëlidhjes. Dida e Gjongecaj ishin autorët e golave të fitores për matjanët, ndërsa Merdini kishte kaluar në avantazh lezhnjatën. Surpriza vjen nga Veleçiku që mposht Flamurtarin me rezultatin 3-2. Banushaj i dha fund makthit të vlonjatëve, që po barazonin 2-2 deri në minutat e fundit.

Fitore në limite për Luftëtarin, me Realdo Filin që kaloi 1-0 Turbinën. Në barazim 0-0 u mbyll takimi mes Laçit dhe Elbasanit.

Në grupin B, Kukësi kaloi lehtësisht 3-1 Shkumbinin. Maliqi zhbllokoi shifrat, teksa Camara e Daku zhvlerësuan rrjetën e Koreshit nga njëmbëdhjetë metërshi. Në raundin tjetër kaloi edhe Skënderbeu, që mposhti jo pa vështirësi, Devollin 4-1. Dita, Vitija, Polazhani e Muja ishin autorët e golave për korçarët, teksa Tako ngushtoi shifrat në minutën e 80-të të takimit.

Bylis shkatërroi me "poker" golash, 4-0 Pogradecin, me Ndrecën që shënoi një dopietë dhe Opoku e Goxhaj që kompletuan kalimin në raundin tjetër. Lushnja mposhti Orikumin 2-1, teksa Besa kaloi minimalisht, 1-0 Egnatian.

Ndërkaq, në barazim 0-0 u mbyllën 90 minutat e luajtura në Mamurras, me Tiranën që nuk diti të fitojë përballë vendasve të Shënkollit. Takimet e kthimit zhvillohet pas dy javësh, përkatësisht më 2 tetor.

EMISIONET