Autoritetet policore të Antidrogës e Antiamafias italiane kanë ekzekutuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, një megaoperacion i cili ka çuar në shkatërrimin e një rrjeti trafiku droge nga Amerika e Jugut drejt Italisë për llogari të mafias kalabreze Ndrangheta.
Trafikimi i drogës bëhej përmesa ndërmjetësve trafikantë shqiptarë.
Baza e këtij trafiku ishte qyteti i Bolognës e më pas lënda narkotike shpërndahej në territorin e rajoneve të Emilia Romagna e Toskana.
Rreth 100 trupa policorë kanë ekzekutuar 9 masa ndalimi e 12 kontrolle banesash në provincat e Bolonjës, Firences, Viterbos, Mesinës e Reggio Calabrias.
Ky rrjet trafikantësh kishte një organizim të strukturuar hierarkik me bazë operative logjistike në qytetin e Bolonjës e me një celulë të pozicionuar në provincën e Firences.
Trafikimi i drogës e tipit kokainë nga Amerika e Jugut bëhej me ndihmën e ndërmjetësve trafikantë shqiptarë.
Anëtarët e bandës komunikonin mes tyre me telefona të cilët nuk mund të gjurmoheshin e të vënë në dispozicion po nga kontaktet e tyre shqiptarë.
Gjatë ditës pritet të zbardhen më shumë detaje nga ky operacion.
/Ora News.tv/