Lideri i ISIS mori fëmijët si mburojë dhe i hodhi në erë

Lideri i ISIS mori fëmijët si mburojë dhe i hodhi në

Lideri i organizatës terroriste ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi mori tre fëmijët e tij me vete në tentativën për t'u arratisur forcave amerikane përpara se të kryente vetëvrasje.

Një korrespondent për BBC, Franks Gardner shpjegon operacionin e forcave ushtarake amerikane në veri perwndim të Sirisë të cilët goditën bazën e grupit islamik.

Sipas tij 8 helikopterë ushtarakë të forcave speciale ndaluan në bazën e tyre nga ku goditën edhe godinën ku kishin informacion se gjendej lideri islamik.

Në tentativë për arratisje, Abu Bakr al-Baghdadi mori tre fëmijët e tij dhe u fut në një tunel të nëndheshëm nga ku ndiqej nga komandot amerikanë.

Sipas BBC, ai kishte veshur një jelek me bombë duke e shpërthyer më pas e duke i shkaktuar dhe vdekjen fëmijëve të tij.

Bagdadi u shfaq në 2014, kur ai njoftoi krijimin e një "kalifati" në zonat e Irakut dhe Sirisë.

Ai u vendos në krye të grupit xhihadist në vitin 2010, dhe më 2013-ën do të shpallte krijimin e Shtetit Islamik të Irakut dhe Levantit, që ndryshe njihet si ISIS, në bashkëpunim me një celulë militante të al-Kaedës.

Në pesë vitet e para, grupi do të ndërmerrte qindra sulme kamikaze që do të vrisnin mbi 2,000 civilë nëpër botë.

Për herë të fundit al-Bagdadi ishte shfaqur për mediet në prill të këtij viti, kur pas sulmeve kamikaze që do të linin mbi 250 të vdekur në ditën e Pashkëve në Sri-Lankë, ai do të shpallte krijimin e kalifatit të Shtetit Islamik me shtrirje nga Siria deri në Irak.

EMISIONET