Cristiano Ronaldo nuk është i suksesshëm vetëm në fushën e blertë por edhe jashtë saj. 

Sulmuesi portugez prej vitesh është një nga njerëzit me përfitime stratosferike që vijnë nga reklamat por edhe rrjetet sociale. Ronaldo është konsideruar mbreti i rrjeteve sociale jo vetëm për numrin e madh të ndjekësve, 204 milionë në Instagram, 126 milionë në Facebook, 82.7 milionë në Twitter, por edhe për fitimet kolosale që nxjerr nga këto rrjete.

Ronaldo fiton 868,606 mijë dollarë për një postim në “Twitter”, mirëpo kjo nuk është hera parë që emri portugezit përmendet për fitime të mëdha nga rrjetet sociale. Shifra të frikshme të cilat bëjnë që fitimet vjetore neto të luzitanit ti kalojnë 100 milionë euro .

/Ora News.tv/