Ledri dhe e dashura e tij nisin pushimet, fotografohen në momente intime

Lerdi Vula dhe Sara Hoxha prej vitesh ndodhen në një lidhje dashurie, por kanë preferuar që ta mbajnë larg vëmendjes së publikut.

Ata vetëm së fundmi e kanë konfirmuar lidhjen e tyre duke postuar foto me njëri-tjetrin. Çifti ka nisur pushimet ditën e djeshme nga ku kanë postuar edhe foto.

Ledri ka postuar një foto ku shihet i mbështetur në këmbën e Sarës, ndërsa Sara ka postuar një foto ku Ledri shihet me kuriz.

Ata janë mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin dhe së fundmi, prindërit e Ledrit kanë pohuar faktin se ata po mendojnë edhe për një dasmë.

EMISIONET