Charles Leclerc shkruan historinë. Piloti francez ka regjistruar fitoren e tij të parë në karrierën e tij në Formula 1 dhe këtë e bën në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Ferrari i Leclerc bëri një paraqitje fenomenale në Belgjikë, duke i dhënë fund pritjes së gjatë të kokëkuqes për të arritur një fitore. Skuderia italiane nuk ngjiten në majën e podit prej tetorit të vitit të kaluar, kur Kimi Raikkonen fitoi Çmimin e Madh të SHBA-së.

Një fitore mëse e merituar për Leclerc, teksa ia kushtoi patriotit të tij, pilotit Anthoine Hubert, i cili humbi jetën gjatë provave zyrtare në Formula 2. Në nder të Hubert, 21 vjeçari kishte gdhendur edhe emrin e tij në njëvendëshen e kuqe.

Vetëm vendi i dytë për Lewis Hamilton, i cili vijon të kryesojë garën për pilotë. Britaniku numëron 250 pikë, kundrejt 188 pikëve të Valteri Bottas, që u pozicionua i treti. Vendi i katërt për Sebastian Vettel, i ndjekur nga piloti i Red Bull, Alexandër Albon.



/Ora News.tv/