Pas fitores në Çmimin e Madh të Belgjikës, Charles Leclerc nuk njeh rival as në pistën e Italisë. Piloti i Ferrarit regjistroi kohën më të mirë në provat zyrtare, duke siguruar pole-position për garën e nesërme.

Njëvendëshja e polakut e përshkroi pistën e "Autodromo Nazionale Monza" në kohën 1:19:307, duke lënë pas kampionin në fuqi, Lewis Hamilton.

Britaniku u vonua me rreth 40 të qindat nga piloti Leclerc. Në pozitën e tretë do të niset piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas, ndërsa çiftin e dytë e plotëson një tjetër pilot i Ferrarit, Sebastian Vettel.

Klasifikimi i plotë: 


/Ora News.tv/