Leclerc "dashurohet" me fitoret, triumfon në pistën e shtëpisë

Leclerc "dashurohet" me fitoret, triumfon në pistën e

Charles Leclerc "fiksohet" me fitoret dhe pas Çmimit të Madh të Belgjikës, piloti i Ferrarit ka arritur të triumfojë në garën e shtëpisë, në Monza. Pas provave të suksesshme ditën e djeshme, polaku zhvilloi një garë fantastike, duke marrë fitoren e dytë radhazi në Formula 1.

Pas krahëve të Leclerc, u pozicionuan dy pilotët e Mercedes, Valtteri Bottas dhe Leëis Hamilton. Vetëm vendi i 13-të për Sebastian Vettel, i cili zhvilloi një garë për tu harruar. Në zonën e pikëve u futen dy pilotët e Renault, Ricciardo dhe Hulkenberg, Albon, Perez, Verstappen, Giovinazzi dhe Norris.

Pas 13 garave të para, klasifikimi udhëhiqet nga Hamilton me 268 pikë, ndjekur nga Bottas me 203 pikë. Verstappen mban vendin e tretë me 181 pikë. Ndërkohë, pilotët e Ferrarit Vettel dhe Leclerc mbajnë vendet e katërt dhe pestë me 169 pikë dhe 157 pikë.  

EMISIONET