Lazio merr një goditje të rëndë, dëmtohet kapiteni i skuadrës

Lazio merr një goditje të rëndë, dëmtohet kapiteni i

Lazio është duke zhvilluar një sezon fantastik pasi është një nga favoritet për të fituar Serie A. 

Ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi ka marr një lajm të keq ditën e sotme. Mbrojtësi Senad Lulic do të duhet t’i nënshtrohet një operacioni për një problem në kavilje dhe pritet të mungojë të paktën 6 javësh në fushat e lojës.

Tani Inzaghi do duhet t’i besojë brazilianit Jony në krahun e majtë, një futbollist i ardhur vetëm këtë verë te bardhekaltrit, por që në javët e fundit ka dhënë garanci të mjaftueshme për të luajtur si titullar. Luic përtej faktin se është titullar i padiskutueshëm është edhe kapiten i skuadrës që e ndihmon shumë në aspektin psikologjik skuadrën.

EMISIONET