Lapaj: Opozita të bëjë aleancë më të madhe populli, e kritikojmë se po bie në kurth

Lapaj: Opozita të bëjë aleancë më të madhe

I ftuar në “Tempora” nga Sonila Meço në RTV Ora, avokati Adriatik Lapaj u shpreh se opozita duhet të kishte shkuar në një aleancë me qytetarët.

Adriatik Lapaj: Duhet shkuar me një aleancë më të madhe me popullin. Duhet që përfaqësuesit e opozitës të mos uleshin me palën tjetër, pa një transmetim live., të kishte kamera ta shikonin të gjithë. Nëse do të kishte një aleancë me popullit, ai njeri ta siguroj që është në minorancë.

Se është krijuar një teori sikur bëjmë kritikën e opozitës dhe jemi të Ramës. E bëjmë ndaj opozitës se kemi shpresë, nuk duam që të ikë një Ramë dhe të vijë një tjetër. Ne i kemi bërë mijëra kritika Ramës dhe se po i bëjmë një kritikë në një moment të rëndësishëm opozitës, dhe i themi që të mos bjerë në kurth.


EMISIONET