Për doktor Julian Balla, numri i të infektuarve në Brescia është duke u ulur, por jo ai i viktimave.

Në një lidhje Skype me “360gradë” nga Artur Zheji në TV Ora, ai shtoi se mosha mesatare e të vdekurve është 79 vjeç.

Balla: Kemi 3 ditë që numri i të infektuarve është në rënie, ky është një lajm shumë i mirë. Ndërsa numri i viktimave, është lajm dramatik, duke tronditur opinionin në Itali dhe më gjerë. Besoj se kjo i detyrohet faktit që është një popullsi shumë e vjetër në moshë. Brezi i goditur është nga mosha 79 vjeç e sipër, kjo është mosha mesatare e të vdekurve. 



/Ora News.tv/