Laçi ka arritur të fitojë me rezultatin 1-0 ndaj Skënderbeut dhe ngjitet në vendin e 3 në tabelën e klasifikimit me 32 pikë.

Ekipi i drejtuar nga ana e Armando Cungut ia ka dalë të sigloi tre pikë falë golit të Redon Xhixhës në pjesën e dytë. Talenti shqiptar gjeti mjeshtërisht rrjetën në minutën e 52, në të vetmen hapësirë që iu lejua në zonën kundërshtare.

Pavarësisht përpjekjeve të Korçareve për të barazuar rezultatin, janë treguar të pasaktë në metrat e fundit. Ekipi i Ilir Dajës pëson humbjen e parë në këtë vit dhe pozicionohet në vendin e 8-të me 27 pikë.

/Ora News.tv/