Një grua kineze ra në tualet duke mbetur e mbërthyer nga njëra këmbë. Ngjarja ndodhi në Kinën jugore dhe gruaja ishte pak e pirë.

Anëtarët e familjes u deshën të thërrisnin shërbimet emergjente të martën në mëngjes, pasi u përpoqën të çlironin gruan pa sukses.

Zjarrfikësit e qytetit Yulin duhej të shkatërronin tualetin prej porcelani për ta liruar atë. Për fat të mirë, gruaja u shpëtua dhe mori vetëm plagë të lehta.

Videoja e aksidentit të çuditshëm në provincën e Guangxi tregon gruan të ngecur në tualet, pasi këmba e saj e djathtë kishte përfunduar në vrimë.

Anëtarët e familjes së saj njoftuan shërbimet e emergjencës në orën 3.38 dhe zjarrfikësit arritën në vendngjarje gjashtë minuta më vonë.

Ajo u pa duke qarë me dëshpërim ndërsa kishte mbetur në aty, e paaftë për të lëvizur.

Ajo gjithashtu u duk mjaft e dehur.

/Ora News.tv/