Kupa e Shqipërisë/ Ja çiftet e ndeshjeve të fazës tjetër të kupës
Pas përfundimit të fazës së 1/16 të kupës së Shqipërisë dhe me skuadrat e kualifikuara për në fazën tjetër janë krijuar dhe çiftet e ndeshjeve të ardhshme.
Kemi disa përballje interesante ku në grupin A pikasim ndeshjen mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Ndërsa Partizani do te vendoset përballë Besëlidhjes, Erzeni kundër Teutës si dhe Tirana me Kastriotin.
Në grupin B do të vendosen përballë Lushnja me Kukësin, Besa-Luftëtari, Bylisi-Skënderbeu dhe një ndeshje mjaft interesante mes Laçit dhe Apolonisë së Fierit.
Ndeshjet e para të fazës së 1/8 do të zhvillohen më 22 janar të 2020-tës, ndërsa përballjet e kthimit në 5 shkurt.
Grup A:
Besëlidhja- Partizani
Erzeni- Teuta
Vllaznia-Flamurtari
Kastrioti-Tirana
Grupi B :
Lushnja- Kukësi
Besa- Luftëtari
Bylisi-Skënderbeu
Laçi-Apolonia