Kultivim kanabisi, prangoset një persona dhe procedohet inxhinieri i pyjeve në Berat

Kultivim kanabisi, prangoset një persona dhe procedohet inxhinieri i pyjeve

Policia e Beratit ka goditur një tjetër tentativë për kultivim të bimëve narkotike.

Vihet në pranga një person, procedohet në gjendje të lirë inxhinieri i pyjeve, si dhe shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit.

“Shërbimet e Policisë Berat, në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e atyre personave që tentojnë të kultivojnë bimë narkotike, kanë konstatuar të kultivuara në një zonë të pyllëzuar midis fshatrave Gjoroven dhe Veleshnje disa fidanë kanabis. Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, arrestuan në flagrancë autorin e dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.” – njofton policia.

I arrestuarit është shtetasi me iniciale R.V., 45 vjeç, banues në Gjoroven.

Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi K.B., 31 vjeç, banues në Uznovë me detyrë inxhinier pyjesh për veprën penale Shpërdorim detyre.

Po ashtu, është shpallur në kërkim kryeplaku i fshatit, shtetasi I.Sh., 33 vjeç, banues në Gjoroven për veprën penale mos kallëzim krimi dhe Shpërdorim detyre.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat për veprime të mëtejshme.

EMISIONET