Kultivim kanabisi në Vlorë, dy persona në pranga dhe një në kërkim

Kultivim kanabisi në Vlorë, dy persona në pranga dhe një

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës.

Një 62-vjeçar është arrestuar pasi kishte kultivuar kanabis në një përrua të fshatit Drashovicë.

Në pranga është vënë edhe kryetari i fshatit i cili kishte dijeni për këtë rast dhe nuk kishte kallëzuar në polici.

Ndërkohë, një 53-vjeçar u shpall në kërkim, pasi kishte kultivuar kanabis në një zonë tjetër të fshatit.

''Në përfundim të veprimeve hetimore, Policia ka vënë para përgjegjësisë penale autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme:

• Është arrestuar shtetasi K. F., 62 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike në një përrua në fshatin Drashovicë. Është shpallur në kërkim shtetasi F. R., 56 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, pasi në livadhet e Drashovicës dyshohet se ka kultivuar disa bimë narkotike kanabis, të cilat janë asgjësuar. Është arrestuar shtetasi M. R., 53 vjeç, banues në fshatin Drashovicë, me detyrë kryetar i fshatit Drashovicë, pasi dyshohet se ka patur dijeni për rastet e kultivimit dhe nuk ka kallëzuar në Polici'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme.


EMISIONET