Kukësi vijon të kryesojë Kategorinë Superiore pas 20 javëve të para. Verilindorët mposhtën 4-1 Flamurtarin sotm triumf që ka rritur optimizmin në skuadër. Diçka të tillë e pohon trajneri, Shpëtim Duro, i cili pas ndeshjes u shpreh:

"Çdo ndeshje ka historinë e saj. Janë disa që duhen interpretuar ndryshe, duhet të shënosh më shpejt. Sot e bëmë. Po ta kishim bërë me Luftëtarin, ndeshja do të shkonte si sot. Kjo ndeshje u zgjidh shumë shpejt, pastaj e kishim më të lehtë të administronim lojën. Bëmë një ndryshim në zhvendosje, mbrapa, dhe shënuam të tretin, pastaj nuk patëm rrezikshmëri.

"Shkurtaj është nga sulmuesit më të mirë në Shqipëri. Gëzohem shumë që Çema debutoi me gol në kampionat. Me largimin e Dakut, krijohet mundësia më shumë për të luajtur. Do kohë, punë dhe përmirësim për të arritur në ato cilësi, për të qenë ndër lojtarët më të mirë. Kam më shumë frikë këto ndeshje se në ato me Partizanin dhe Tiranën, sepse janë komplekse. Kam qenë i tensionuar dhe i frikësuar pas ndeshjes me Partizanin, por skuadra reagoi ashtu siç duhet," përfundoi Duro.

/Ora News.tv/