Kukësi përmbys Laçin, Skënderbeu çon në "erë" 3 pikë kundër Bylisit

Kukësi përmbys Laçin, Skënderbeu çon në

Kukësi mund me përmbysje Laçin, të cilin e ka mposhtur me rezultatin 3-1 në stadiumin "Elbasan Arena". Verilindorët vuajtën në minutat e para përballë kurbinasve, ndërsa ishin këta të fundit që kaluan të parët në avantazh në minutën e 36’ me anë të goleadorit kryesor Kyrian Nëabueze.

Megjithatë reagimi i Kukësit ishte mjaft i mirë dhe vetëm dy minuta më vonë ishte Kristal Abazaj që shënoi në portën e kurbinasve dhe riktheu sërish baraspeshën. Në pjesën e dytë verilindorët shënuan edhe dy herë të tjera, fillimisht me anë të sulmuesit kryesor Vasil Shkurtaj dhe më pas me anë të fantazistit Valon Et’hemi, duke vulosur suksesin final me shifrat 3-1.

Skënderbeu edhe pse dominon kalon në avantazh por në fund del me një pikë kundër Bylist. Korçarët zhbllokuan rezultatin në pjesën e dytë me Bruno Ditën nga pika e bardhë e penalltisë. Si rrufe në qiell të hapur mallakastriotët vendosën baraspeshën me Gaston që përfitoi nga një rreshtim i gabuar i mbrojtjes vendase dhe mposhti portierin Koliçi.

Me këtë rezultat, Skënderbeu shkon në kuotën e 28 pikëve, aq sa ka edhe Vllaznia, ndërsa Bylis mbetet në kuotën e 31 pikëve, por do të duhet të presë akoma për të marrë fitoren e parë në kampionat për vitin 2020.

EMISIONET