"Kujdesu për mua!" Ermal Meta ekzalton teatrin Ariston në Sanremo 2019

"Kujdesu për mua!" Ermal Meta ekzalton teatrin Ariston në

Kantautori shqiptar Ermal Meta ka performuar mbrëmë në teatrin Ariston të Festivalit të Sanremos 2019.

Plot një vit pasi u shpall fitues i Sanremos 2018, artisti shqiptar Ermal Meta është rikthyer në këtë Festival si i ftuar special në natën e dueteve , me këngën në garë "Abbi cura di me" të këngëtarit Simone Cristicci.

Performanca e duetit të tyre u duartrokit fort nga publiku në sallë e përcolli mjaft komente pozitive nga fansat e tyre në rrjetet sociale.

Për kritikët e muzikës italiane kënga "Abbia cura di me" e Simone Cristicchit është një nga pretenduese për t'u vlerësuar me cmimin e parë. Këngëtari shqiptar Ermal Meta qe një vlerë e shtuar që iu dha kësaj kënge e mesazhit të saj universal për lumturinë, dashurinë, vuajtjen e bukurinë e shpirtit.

"Bota sot është shumë materialiste në gjithçka, shprehet Ermal meta, e për këtë arsye kënga e Simone Cristicchit është pritur mjaft mirë nga publiku. Është një këngë që të fton të mendish e të refketosh. Kur e dëgjova për herë të parë këtë këngë shprehet këngëtari shqiptar, u stepa e thashë me vete se është një këngë e mrekullueshme. Por vecantia është se këngët e Simone Crisitcchit njihen menjëherë pasi janë frut i artit të tij unik."

"E njoh Simone Cristicchit që prej vitti 2005, është një artist që më emocionin. Kjo këngë është një poezi e vërtetë", thotë Ermal Meta. Dhe pse sivjet nuk isha në garë, përgjegjësia në skenën e Festivalit është e njëjtë pasi je i ftuari i një miku e duhet të bësh më të mirën për të."

Vetëm pak orë pas performimit në skenën e teatrit Ariston kënga "Abbia cura di me" e kënduar në duet nga Ermal Meta e Simone Cristicci ka një shikueshmëri rekord të videos së tyre me dhjetra mijëra klikime në portalin zyrtar të Festivalit.

Edicioni i 69 i Festivalit të Sanremos 2019 prezantohet nga këngëtari i njohur italian Claudio Baglioni i cili për dy vite radhazi është njëherësh dhe drejtor artistik, si dhe e nga aktorët komikë Virginia Raffaele e Claudio Bisio.

Sonte në mbrëmje do të zhvillohet nata finale dh 24 këngëtarët në garë do të përformojnë për fitimin e cmimit Palma e Artë.

Sanremo e një viti më parë u fitua nga kënga "Non mi avete fatto niente" e kënduar nga kantautori shqiptar Erma Meta me këngëtarin italian Fabrizo Moro.

Krerët drejtues të Radio Televizionit publik italian shprehen të kënaqur nga numri i lartë i teleshikuesve që kanë ndjekur edicionin e sivjetëm të këtij Festivali, mesatarisht rreth 10 milionë cdo natë, me vecantinë se ndryshe nga vitet e tjera, Sanremo 2019 ka shtuar numrin e publikut në moshë të re.

EMISIONET