Kujdes nga terrorizmi! DASH: Tregohuni vigjilentë kur udhëtoni drejt Europës

Kujdes nga terrorizmi! DASH: Tregohuni vigjilentë kur udhëtoni drejt

Departamenti Amerikan i Shtetit i ka kërkuar qytetarëve amerikanë të tregohen të kujdesshëm teksa udhëtojnë drejt Europës gjatë periudhës së pushimeve. Një alarm lidhur me sigurinë e udhëtimeve drejt kontinentit tregon se grupet terroriste kanë ende gjasa të kryejnë sulme në Europë.

Shtetet e Bashkuara u kanë bërë thirrje qytetarëve amerikanë të tregohen vigjilentë teksa vizitojnë pikat turistike në Europë gjatë sezonit festiv që afron. Në një udhëzim për udhëtimet, Departamenti Amerikan i Shtetit është shprehur se seria e sulmeve terroriste përqark Europës, tregon se grupet ndërkombëtare terroriste se Shteti Islamik dhe al-Qaeda janë ende të aftë të kryejnë sulme në kontinent.

Uashingtoni ka paralajmëruar qytetarët të tregojnë kujdes ndaj sulmeve ekstremiste në qytetet europiane, veçanërisht gjatë eventeve festive. Ky udhëzim i fundit i Departamentit të Shtetit, që specifikon sezonin e pushimeve, do të përfundojë më 31 janar 2018.

Udhëzimi përmend sulmet vdekjeprurëse në tregun e Krishtlindjeve në kryeqytetin gjerman Berlin në dhjetor dhe në një klub nate në Stamboll në vigjilje të Vitit të Ri. Udhëzimi paralajmëron se ekstremistët vijojnë të fokusohen në pikat turistike, ato të transportit, qendra tregtare, restorante e madje edhe godina qeveritare. Departamenti i Shtetit vijon të bashkëpunojë me aleatët dhe partnerët europianë sa i përket kërcënimit nga terrorizmi ndërkombëtar, ndërkohë që i kërkon personave që udhëtojnë në Europë të konsultohen me ambasadat lokale amerikane ose faqet e konsullatave për mesazhet më të fundit të sigurisë.


EMISIONET