"Për ku fluturon kështu zotëri", policia ndalon shoferin me 215 km/h

Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrolle të shtuara në funksion të parandalimit të aksidenteve rrugore, përgjatë fundjavës.

Gjatë 12 orëve të fundit janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 persona të cilët janë konstatuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur në nivele që variojnë, nga 0.53 mg/l - 1.08 mg/l.

" Janë pezulluar 32 leje drejtimi nga të cilat 21 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe 11 të tjera për shpejtësi mbi normat e lejuara, shpejtësi që varionin nga 157 km/h deri në 215 km/h.

Si dhe janë vendosur 136 masa administrative për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor", thuhet në njoftimin e policisë.

Policia ka një mesazh për të gjithë drejtuesit e automjeteve:

"Fundjava është akoma me e bukur dhe e sigurt, nëse ju nuk drejtoni makinën, pas përdorimt të alkoolit, dhe nëse ju nuk qarkulloni me shpejtësi".


EMISIONET