Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson do të khehet në punë në 27 Prill

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson do të

Kryeministri britanik Boris Johnson do të kthehet në punë të hënën, konfirmoi të shtunën një zëdhënëse e Downing Street, pasi u shërua nga koronavirusi që e dërgoi atë në kujdes intensiv për tre netë në fillim të prillit.

Johnson, 55 vjeç, do të marrë përsëri kontrollin e një qeverie nën presion nga ndikimi ekonomik i mbylljeve që synojnë të frenojnë përhapjen e virusit, si dhe një rritje të numrit të vdekjeve.

Që nga e shtuna, Britania ka regjistruar më shumë se 20,000 vdekje nga COVID-19.

Kritikat po rriten rreth reagimit të qeverisë ndaj pandemisë, me testime të kufizuara dhe mungesa të pajisjeve mbrojtëse për punonjësit mjekësorë.

EMISIONET