Kryemadhi uron Fitër Bajramin: Kjo ditë na dhëntë forcë për tu ngritur mbi antivlerat

Kryemadhi uron Fitër Bajramin: Kjo ditë na dhëntë forcë

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit.

Përmes një postimi në Facebook, Kryemadhi shkruan se në këtë ditë bashkon lutjet me të gjithë besimtarët, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare.

Ajo shpreson se ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit tu japë shqiptarëve forcë për tu ngritur mbi antivlerat.

Postimi i plotë

''Të dashur besimtarë mylsimanë, në këtë ditë të bekuar të Fitër Bajramit, bashkoj lutjet e mia me tuajat, me shpresë për begatimin e Zotit ndaj atdheut tonë dhe të gjitha familjeve shqiptare. Zoti ua pranoftë agjërimin e sakrificat!
Ripërtëtitja shpirtërore përgjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, na dhëntë paqe me veten dhe njëri tjetrin, urtësinë për të reflektuar dhe forcën për tu ngritur mbi antivlerat që cënojnë familjen, shoqërinë e kombin tonë.

Gëzuar Fitër Bajramin! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët.''


EMISIONET