Kryemadhi: Duke i hapur rrugën një të çmenduri morëm në qafë Shqipërinë, gjobat nisën me Orën se s'pranoi kompromise

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, nuk është aspak e habitur ndaj masave arbitrare ndaj Rtv Ora.

Në një lidhje për Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, Kryemadhi thotë se i gjothë problemi është sesi  opozita dhe shoqëria shqiptare lejoi qeverinë të vinim deri në këtë situatë.

Historia e gjobave nisi me Orën, thotë Kryemadhi, se nuk pranoi të bënte kompromise.

Kryemadhi: Unë e Koço e njohim shumë mirë zotin Rama, nuk jemi të habitur për veprimet e tij, mund të ketë edhe veprime të tjera më të papërgjegjshme. Problemi qëndron te ajo që kemi lejuar ne për të ardhur deri këtu. I kemi hapur rrugën një të çmenduri, si ajo që hapi rrugën budallait. Me këtë fjalë të urtë kemi marrë në qafë të ardhmen e shqiptarëve, ekonominë, jetën e përditshme të shqiptarëve dhe atë liri që këto 30 vjet tranzicioni sapo kishte filluar të vinte ne e karantinuam. Jam e bindur që veprime të tilla absurde dhe servilonjëse, zonjën Braho e njoh, e kam mike shumë të mirë, është këshilltare e këshillit bashkiak ka dhe ka një konflikt të drejtëpërdrejtë interesi në konfliktin që ka Ora News me bashkinë e Tiranës. Janë shumë gjëra që opinioni nuk i di. Këto vendime për Ora News i kushtojnë shqiptarëve, as Ramës dhe as Veliaj. Jam e bindur që Rama me taburet e tij do të vazhdojë historinë e gjobave se po të njëjtën histori ka bërë dhe me disa televizone të tjera ku kanë pasur studio me të ftuar. Reagimi ka ardhur fillimisht te ju se nuk keni pranuar të bëni kompromiset e radhës siç jemi mësuar rëndom ti shikojmë.

Lexo me shume: Skandal dhe e paprecedente, ISHSH kerkon te mbylle sinjalin e RTV Ora

EMISIONET