Kryebashkiaku i Lezhës Frrokaj kërkon bashkëpunimin e qeverisë

Kryebashkiaku i Lezhës Frrokaj kërkon bashkëpunimin e

"Qeveria shqiptare duhet të jetë më bashkëpunuese me bashkinë e Lezhës për t'i financuar projektet e kësaj të fundit."-kështu shprehet kryebashkiaku Fran Frrokaj, sipas të cilit, kjo njësi vendore ka depozituar afro 70 milionë euro projekte, por nuk janë financuar.

Frrokaj thotë se këto projekte janë përgatitur nga strukturat e bashkisë dhe normalisht kanë edhe kosto financiare.

Fran Frrokaj: "Unë kam depozituar në qeveri rreth 60-70 milionë euro, të cilat kanë një kosto, edhe përgatitja e tyre. I kam përgatitur me strukturat e bashkisë dhe kam pritur që qeveria, të jem i ndershëm, të jetë më bashkëpunuese në këtë drejtim. Konkretisht kam kërkuar që në fillim të mandatit tim, të zgjidhej një herë e mirë problemi i Shëngjinit, Torovica, Lalmi i Ri. Të kishim, në çështje të performancës, edhe bustin e të famshmit Skënderbeu, i kërkova qeverisë dhe për datën 2 mars. Të gjitha këto projekte janë, përveç rrugës së Shëngjinit, e cila më në fund u bë e mundur lëvizja e qeverisë në këtë drejtim, paçka se jo në ato parametra që unë doja dhe që ishte projekti, gjithsesi një farë zgjidhje për vitin që vjen, por jo ajo që kam kërkuar unë."

Investimet në Lezhë gjatë 3 viteve të fundit janë realizuar kryesisht me të ardhurat e bashkisë, por këto nuk janë të mjaftueshme pasi nevojat janë shumë herë më të mëdha, duke iu referuar problematikave të shumta që ka kjo zonë.

EMISIONET