Kriminelët kanë mbushur minj të ngordhur me drogë dhe telefona celularë për t'i kontrabanduar brenda burgjeve.

Minjtë e ngordhur u përdorën për të fshehur kanabis, duhan, celularë, karikues, karta telefoni dhe letra cigaresh në HMP Guys Marsh në Dorset.

Pas gjetjes së minjve në zonën e patrullimit, oficerët vunë re qepjet në stomakun e tyre,"-tha Ministria e Drejtësisë. "Minjtë ishin hedhur mbi gardhin e burgut nga kriminelët,  të cilët u koordinuan nga një person brenda burgut, i cili ishte në pritje për t'i mbledhur ato. Ata duhej të shiteshin brenda burgut, duke shkaktuar kaos dhe dhunë."

Ndërsa po hetohet për të zbuluar se kush ishte i përfshirë në ngjarje.

/Ora News.tv/