Krimet e Rënda rrëzojnë Llallën, edhe 3 muaj nën hetim

Krimet e Rënda rrëzojnë Llallën, edhe 3 muaj nën hetim

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeprokurorit, Adriatik Llalla, për moszgjatjen e afateve hetimore ndaj tij edhe me 3 muaj.

Prej vitit të kaluar Llalla, është nën hetim nga Prokuroria për pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Për shkak të nevojës për të vazhduar me mbledhjen e provave dhe veprimet e tjera proceduriale, një javë më parë, Krimet e Rënda zgjatën me 3 muaj afatin e hetimeve. 

Sapo u vu në dijeni të këtij veprimi, me anë të një kërkese të regjistruar në datën 25 mars në Gjykatë, Llalla kërkoi mbylljen e tyre, duke e konsideruar të padrejtë vendimin për zgjatjen e afatit.

Më 9 gusht 2018 Gjykata e Apelit për Krime të Rënda rrëzoi kërkesën e ish-kryeprokurorit për heqjen e sekuestros preventive.

Pronat e tij u përllogariten në vlerën afro 1 miliard lekë dhe prej 23 korrikut 2018 janë të sekuestruara.

Pasurite ne sekuestro preventive

-Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;    
-Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;     
-Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;  
-Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;    
-Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë;    

Sipas njoftimit të prokurorisë vlera e tregut e këtyre pasurive arrin në shumën 98.772.000 lekë (918,000$ ose 783,000 euro).

EMISIONET