Kreu i PR-se franceze: "S’mund të hapen negociatat me një vend të mbytur në korrupsion"

Kreu i PR-se franceze: "S’mund të hapen negociatat me një

"Emmanuel Macron është për zgjerimin e Evropës, ne jemi kundër", tha Laurent Wauquiez për Franceinfo, mëngjesin e sotëm (17 maj)

Kryetari i Partisë Republikane (LR) tha se " zgjerimi i Evropës", tani i përbërë nga 28 vende, ishte ‘një gabim i madh’.

Mendoj se zgjerimi ka qenë një ndër faktorët kryesorë të dobësimit të Bashkimit Europian dhe ne duhet të mësojmë prej tij" tha  Laurent Wauquiez, i cili e ka mbështetur këtë proces kur ka qenë ministër  i Jashtëm për Europën në qeverinë e e François Fillon në mes të 2010 dhe 2011.

"Shikoni çfarë ndodhi" tha Laurent Wauquiez.Realiteti është se kur ka shumë vende rreth tryezës, realiteti është se standardet e jetesës, sistemet ekonomike dhe sociale janë shumë të ndryshme dhe për këtë arsye ne nuk jemi në gjendje të harmonizohemi "

Por kreu i republikanëve është shprehur se partia e tij do të vëri veto kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë.

‘Presidenti i Republikës propozoi hyrjen e Shqipërisë në BE. Mendoj se është një gabim i madh. Është një shtet i mbytur nga korrupsioni. Ne do të kundërshtojmë do vendosim veton ndaj Shqipërisë’.

BE është angazhuar në ‘bisedimet e pranimit’ me Serbinë në vitin 2014 dhe me Malin e Zi në vitin 2012. Ajo ka rënë dakord të hapë negociata me Maqedoninë dhe Shqipërinë nga  qershori 2019 dhe po diskuton mënyrat për t’u integruar edhe Kosova dhe Bosnja.

EMISIONET