Në emisionin "Mes Yjesh" të Xhesi Muçajt në Ora News, ishte i ftuar moderatori i TV Ora, Tobias Xhaxhiu.

Tobias Xhaxhiu foli për emisionin e tij kulturor "TOTEM", një prurje e re që transmetohet çdo të premte në Ora Hd, si dhe për risitë që do t'i bashkëngjiten këtij ekrani, nën drejtimin artistik të producentit italian, Pietro Zaniboni.

Tobias Xhaxhiu gjithashtu zbuloi emrin e formatit më të ri "game show" që do të nis së shpejti në ekranin e TV ORA, "Dy Botë", ku ai është bashkëautor. Gjatë intervistës u bënë publikë edhe emrat e dy prezantueseve të këtij formati argëtues, përkatësisht Xhesi Muçaj dhe Rudina Dembacaj.

Emri i Dembacaj erdhi si një surprizë për të gjithë, pas largimit për motive personale nga produksioni të moderatores së "Why Not", Roza Lati.

/Ora News.tv/