Kosovë, shkon në 41 numri i viktimave nga koronavirusi

Kosovë, shkon në 41 numri i viktimave nga koronavirusi

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka raportuar të enjten për një viktimë si pasojë e koronavirusit të ri, duke e çuar në 41 numrin e personave të vdekur me sëmundjen Covid-19, që shkakton ky virus.

Sipas njoftimit, pacienti, 52-vjeçar me inicialet Sh.Sh, ishte nga Istogu.

Ndërkohë, në raportin ditor të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, është thënë se aty janë duke u trajtuar 106 pacientë të sëmurë me Covid-19.

Në mesin e tyre, 46 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, shtatë prej të cilave janë në gjendje të rëndë.

“Në repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar gjashtë raste, tri raste janë në gjendje shumë të rëndë duke u trajtuar me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, si dhe tri raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë”, është thënë mes tjerash në njoftim.

Marrë parasysh të dhënat e fundit, autoritetet e Kosovës kanë regjistruar 2,363 të infektuar me koronavirus, prej raportimit të rasteve të para më 13 mars.

Prej tyre, 1,171 persona janë shëruar.

EMISIONET