Jeta ndryshe e fëmijëve e çfarë thonë ata për koronavirusin

Jeta ndryshe e fëmijëve e çfarë thonë ata për

Edhe pse të vegjël në moshë dhe në fizik, fëmijët janë të vetëdijshëm për periudhën e vështirë në të cilën po jetojmë.

Për më shumë se një muaj, shtëpia është shndërruar në strehë, por dhe në vendin e lojërave.

“Lozja me letra me vëllain.”

“Fle gjumë, shoh TV.”

“Bëj detyrat, shoh TV, shkoj te kushërira.”

Por a i dinë ata arsyet se pse janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi?

“Po se është koronavirusi.”

“Është një sëmundje që të çon në spital.”

Koronavirusi është dhe armiku i tyre, të cilin kanë vendosur ta luftojnë kështu.

“Duhet t’i lajmë duart për 20 sekonda.”

“Duhet të mos prekim fytyrën.”

Përqafimet dhe puthjet, janë zëvendësuar me përshëndetje të tjera.

“Nëse takohesh të ngjitet sëmundja.”

Pas më shumë se një muaji të izoluar, vështirësitë e fillimit janë larguar paksa, megjithatë kuptojnë që ky virus i rrezikshëm të largohet sa më shpejt.

“Unë i lutem zotit që ky grip të mbarojë shumë shpejt.”

EMISIONET