Këtë të hënë, Maqedonia e Veriut shënoi sërish një bilanc të rëndë përsa i përket koronavirusit.

Në 24 orët e fundit u shënuan 5 viktima të reja ku në total 193 persona kanë humbur betejën me COVID-19.

Gjithashtu i lartë ka mbetur dhe numri i të infektuarve. Nga 841 tampone të kryera, 130 prej tyre rezultuan pozitiv ku në total janë 4,157 të infektuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve të reja janë në Shkup-46, Kumanovë-6, Shtip-6, Prilep-2, Tetovë -17, Strugë-9, Veles-3, Manastir-1, Ohër-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Strumicë-1, Sveti Nikollë-1 dhe Resnjë-6.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar 13 pacientë, Shkup-13, Tetovë-2 dhe një në Prilep.

Deri më tani në të gjithë vendin janë kryer në total 43,881 teste.

/Ora News.tv/