Minjtë në të gjithë Amerikën kanë mbetur të uritur nga bllokimi i koronavirusit dhe shumë janë kthyer në kanibalë për të mbijetuat, ky një veprim që mund të çojë në një racë më të zgjuar, më agresive të mijeve në të ardhmen.

Sipas ekspertëve të shumtë, minjtë që zakonisht ushqehen me mbeturina nga restorantet dhe arenat, kanë mbetur të uritur pasi ato janë mbyllur ose kufizuar për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Tani ata minjtë kërkojnë burime të reja ushqimore, por opsionet janë të zymta.

Michael H. Parsons, një studiues i kërkimit të shkencave biologjike në Universitetin Fordham i cili po planifikon të nisë një studim për minjtë dhe COVID-19, tha për Insider se për shkak të mungesës së ushqimit , koloni të tëra të minjëve po lëvizin në mjedise të reja.

“Minjtë kanë humbur qasjen në ushqim në restorant dhe tani ata po kërkojnë diku tjetër”, shprehet Parsons .

Por migrimet e minjëve janë rezultat i mungesës së ushqimit, ka të ngjarë të kthehen në kanibalizëm për të mbijetuar”, tha Bobby Corrigan, një rodentolog urban, për NBC News.

“Në afat të shkurtër, minjtë do të zvogëlojnë popullsinë e tyre dhe do të kufizojnë shumimin, gjë që është një skenari i mirë, por mund të çojë në një racë të re, më të fortë, të minjve si një rezultat afatgjatë”, shprehet ai.

"Është një skenar i shkëlqyeshëm nëse minjtë vrasin njëri-tjetrin, por problemi është se në vend që të kenë minj të rangut të ulët që kërkojnë të hyrjnë në vendbanimet tona, ne do i kemi më të zgjuar dhe më elastikët."

Nëse do kemi të bëjmë me minj më të zgjuar dhe elastikë për një valë të mundshme të pandemisë a do jemi ne gati?

Ai shtoi se minjtë rriten shpejt, brenda 23 ditëve mund të lindin minj më elastikë që kërkojnë ushqim në çfarëdo lloj mënyre që munden.

Parsons tha që ndërsa nuk ka raste të raportuara të minjve të kontraktuar me COVID-19, brejtësit mund të përhapin sëmundje të tjera përfshirë infeksione bakteriale dhe parazitësh dhe Hantavirus në njerëz  dhe kafshë.

Ai tha se skenari i rastit më të keq do të përfshinte minjtë të infektohen me sëmundje që i bartin ata tek njerëzit.

Parsons u bëri thirrje njerëzve që të rrisin  masat e kontrollit të brejtësve në shtëpitë dhe bizneset e tyre që ti mbajëne larg ata.

/Ora News.tv/