Mund të imagjinoni një skuadër si Real Madrid e cila ka shpenzuar qindra miliona euro për të ndërtuar ekipin të mos bëjë asnjë blerje gjatë merkatos së verës?

Ky mund të jetë realiteti i Los Blancos për verën e këtij viti pasi pasojat që ka lënë koronavirusi janë të mëdha.

Situata e krijuar duket se ka detyruar drejtuesit e Real Madrid që të kufizojnë të gjithë blerjet e reja.

Si të gjitha klubet në botë, gjatë pothuajse 3 muajve në izolim, madrilenët kanë humbur rreth 150 mln euro nga mungesa e reklamave apo dhe shitja e biletave.

Drejtuesit e klubit janë munduar të zbusin sadopak ndikimin e pandemisë duke shkurtuar dhe rrogat e lojtarëve dhe drejtuesve.

Erling Haaland dhe Eduardo Camavinga janë dy emrat më të lakuar nga madrilenët të cilët priteshin të transferoheshin në verë.

La Liga është vendosur për të rifilluar më datë 11 qershor ndërkohë që ndeshjet e kategorisë së dytë do të fillojnë në korrik.

Më pas në gusht do të rikthehen dhe ndeshjet e Champions League kur 13 herë kampionët e Europës do të përballen me Manchester City.

/Ora News.tv/