Kosova vendosi të anulonte të gjitha fluturimet qëvijnë nga zonat epidemike të Itlisë së Veriut për shkak të koronavirusit. Lajmin e bëri ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku. Ai shprehet se fluturimet do të pezullohen përkohësisht, duke shprehur keqardhjen për marrjen e një mase të tillë.

Lumir Adixhiku: Sot, në ora 12:40 kemi pranuar rekomandim emergjent nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë për anulimin e të gjitha fluturimeve që vijnë nga zonat epidemike të Italisë së Veriut - si refleksion i karantinës së vendosur nga qeveria italiane në betejën kundër Coronavirusit.

Si rrjedhojë, kam kërkuar anulimin e përkohshëm të të gjitha fluturimeve që vijnë nga kjo zonë epidemike e cilësuar si zonë me risk të lartë. Fluturimet - për e nga Italia Veriore - janë ndërprerë.

Ndjejmë keqardhje për masat e marra - por në situatën e tanishme nuk kemi alternativë. Jam në kontakt të ngushtë me Ministrin e Shëndetësisë Vitia dhe me Ministrin e Punëve të Jashtme Konjufca për të koordinuar kontrollin ne Aeroport dhe asistencën eventuale ndaj udhëtarëve në zonat e rrezikshmërisë së lartë.

/Ora News.tv/