Koronavirusi i djeg mushkëritë 18-vjeçarit, mjekët nga Milano ndërmarrin hapin e madh

Një ekip kirurgësh nga Poliklinika e Milano ka përfunduar me sukses një operacion që bëhet për herë të parë në Europë: transplantimin e mushkërive të një djali 18 vjeç i cili ishte i infektuar me koronavirus. Tani i riu është në gjendje të mirë pas 60 ditësh në shtrat i intubuar.

Në 2 mars Francesco 18 vjeç pati simptomat e para të koronavirusit. Gjendja e tij u përkeqësua më shumë më 6 mars dhe u shtrua në spital në kujdesin intesiv në spitalin San Raffaele në Milano. Brenda 1 muaji koronavirusi ia kishte djegur të gjitha mushkëritë duke i dëmtuar ato në mënyrë të pariparueshme. E vetmja zgjidhje e mundshme ishte transplantimi i mushkërive, por kjo gjë ishte provuar vetëm në Kinë. Nuk kishte rrugë tjetër. Kështu që kirurgët e Poliklinikës së Milanos brenda 2 ditësh gjetën mushkëritë e një pacienti i cili kishe ndërruar jetë në një rajon të Italisë dhe jo për shkak të koronavirusit.

Situata ishte delikate: operacioni ishte i ndërlikuar, nuk ishte provuar asnjëherë më parë dhe përveç kësaj, kirurgëve iu desh ta operonin të veshur me të gjitha pajisjet e nevojshme mbrojtëse, të cilat i shkaktonin lodhje dhe i pengonin.

Sidoqoftë operacioni u krye me sukses. Francesco pas 10 ditësh hapi syte dhe filloi rikuperimin e tij.

EMISIONET