Koronavirusi/ Humb jetën deputetja në Iran

Koronavirusi/ Humb jetën deputetja në Iran

Një anëtarë e parlamentit iranian ka ndërruar jetë pasi ishte infektuar me koronavirus.

Njoftimin e dha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Fatemeh Rahbar, 55 vjeç, ishte një deputete konservatore nga kryeqyteti Teheran e cila u zgjodh në zgjedhjet e përgjithshme të muajit të kaluar.

Partia e saj fitoi shumicën e vendeve në zgjedhjet ku pjesëmarrja ishhte më e ulëta në historinë e Republikës Islamike.

Mediat iraniane raportuan të premten e 6 marsit se Rahbar kishte kaluar në gjendje kome për shkak të virusit.

Irani është vendi i tretë më i prekur nga virusi, i njohur gjithashtu si Covid 19, me 5,823 raste dhe 145 vdekje të raportuara që nga e shtuna e 7 marsit.

Më herët, kryetari i parlamentit kishte deklaruar se 23 deputetë ishin të infektuar me koronavirus.

Irani ka mbyllur shkolla dhe universitete, ka pezulluar ngjarje të mëdha kulturore dhe sportive dhe ka zvogëluar orarin e punës në të gjithë vendin për të ngadalësuar ngjitjen, e cila është përhapur në të gjitha 31 provincat e saj.

EMISIONET