Koronavirusi, Franca lëvron 4 miliardë euro për të blerë maska dhe ventilatorë

Koronavirusi, Franca lëvron 4 miliardë euro për të

Presidenti francez Emanuel Makron ka premtuar se do t'i japë 4 miliardë euro Sante Publique France, një agjenci e shëndetit publik, për të blerë maska dhe ventilatorë.

Makron, duke folur në një fabrikë të prodhimit të maskave në Saint Barthélemy d’Anjou, vazhdoi të theksojë rëndësinë e prodhimit të maskave në Francë.

Ai tha se përparësi është që të prodhohet më shumë në Francë, duke shtuar se qëllimi është deri në fund të vitit të kemi pavarësi të plotë në prodhimin e maskave.

Rritja e prodhimit të maskave do t'i lejojë Francës të rrisë kapacitetin nga 3.3 milion maska në javë në 15 milion deri në fund të prillit. Franca ka vendosur tashmë një porosi prej 1 miliard maskash nga Kina.

Deri më tani në Francë janë shënuar 3,024 viktima dhe 45,171 të infektuar nga Covid-19.

EMISIONET