Koronavirusi detyron FIFA-n të propozojë një ndryshim madhor në ndeshjet e futbollit

Koronavirusi detyron FIFA-n të propozojë një ndryshim madhor

FIFA ka propozuar që ekipet të lejohet të bëjnë deri në pesë zëvendësime në nje ndeshje. Ky vendim i qeverise boterore te futbollit vjen per shkak të kalendarit të ngjeshur qe klubet do te kene, pasi pritet që ndeshjet të luhen çdo 3 ditë për shkak të pandemisë COVID-19.

FIFA ka propozuar që ekipet të lejohet të bëjnë deri në pesë zëvendësime në ndeshje për të ndihmuar lojtarët të përballen me rikthimin në veprim pas pandemisë koronavirus.

Për shkak të kalendarit të ngjeshur, pasi pritet që ndeshjet të luhen çdo 3 ditë futbollistët do të vijnë nga një pushimi i gjatë për shkak të pandemisë, dhe FIFA synon tiu vij në ndihmë klubeve.

Planet e FIFA-s i nënshtrohen aprovimit nga Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit (IFAB), i cili është përgjegjës për ligjet e lojës.

"Kur të rifillojnë kompeticionet, garat e tilla ka të ngjarë të përballen me një kalendar të ngjeshur me një frekuencë më të lartë se normalja. Siguria e lojtarëve është një nga prioritetet kryesore të FIFA-s. Një shqetësim në këtë drejtim është se frekuenca më e lartë se normale e ndeshjeve mund të rrisë rrezikun e lëndimeve të mundshme për shkak të një mbingarkese të lojtarit.

Për këtë arsye FIFA propozon që secilit ekip tani do t'i jepet mundësia të përdorë deri në pesë zëvendësime gjatë ndeshjes, me mundësinë e një zëvendësimi shtesë që mbetet gjatë kohës shtesë, kur është e rëndësishme”, tha një zdhënës i fifa.

Nëse miratohet, propozimet e FIFA-s do të përfshijnë gjithashtu sezonin 2020/21, si dhe fushatën aktuale. Ato gjithashtu do të zbatoheshin për të gjitha ndeshjet ndërkombëtare deri në fund të vitit të ardhshëm - përfshirë Euro 2020, i cili është shtyrë deri në qershor 2021.


EMISIONET