Frika nga rritja e numrit të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ka bërë që policia tashmë të fillojë me kontrollet e të prekurve nga ky virus.

Ka qenë policia e Korçës që ditën e sotme ka ushtruar kontrolle te këta persona, me qëllim kontrollin për respektimin me rigorozitet të vetëkarantinimit, për të bërë të mundur parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në qarkun Korçë, Policia bën me dije se i disponon të gjitha listat e përditësuara me personat e prekur nga Covid-19 dhe zhvillon kontrolle të përditshme tek çdo person, gjatë ditëve të vetëkarantinimit.

Ndërkohë, policia e Korçës apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë distancimin social, lokalet dhe bizneset të respektojnë protokollet e sigurisë.

Po ashtu, apelohen të prekurit nga Covid-19 të respektojnë detyrimisht vëtëkarantinimin, duke bërë të mundur që të gjithë bashkë të kontribuojmë në parandalimin e përhapjes së Covid-19.

/Ora News.tv/