Një grua po përpiqej të kontrabandonte 24 minj ‘gerbilë’ në Tajvan duke i fshehur në një vend të pazakontë.

Pasi u kthye nga Kina, 60-vjeçarja po kontrollohej nga zyrtarët e doganave në ishullin e Tajvanit, të cilët u çuditën kur panë çfarë fshihej nën fund.

Zyrtarët vendosën ta ndalojnë pasi vunë re një ecje të cuditshme të gruas, të identifikuar si Wu.

Pasi i ngritën fundin, panë 24 brejtës të mbështjellë në copa plastike dhe të lidhur në dy këmbët e saj.

Kur e pyetën se pse i kishte ato, Wu tha se do ia conte disa miqve në Tajvan, por nuk i zbuloi emrat e tyre.

/Ora News.tv/