Konte para prokurorëve, qytetarët akuzojnë qeverinë për neglizhencë rreth pandemisë

Konte para prokurorëve, qytetarët akuzojnë qeverinë për

Ka mbërritur në selinë e kryeministrisë italiane Kryeprokurori i qyteti të Bergamos Maria Cristina Rota e cila do të marr në pyetje kryeministrin italian Giuseppe Conte si person i informuar mbi faktet.

Kryeprokurorja e Berhamos do të merr në pyetje edhe ministren e brendshme Luciana Lamorgese e ministrin e shëndetësisë Roberto Speranza.

Prokuroria italiane nis të premten hetimet për padinë civile të një grupi qytetarësh italianë të cilët akuzojnë qeverinë e tyre për neglizhencë rreth pandemisë.

Kryeministri italian, Xhuzepe Konte, do jetë i pari që do i përgjigjet hetuesve për pretendimet e grupit të quajtur "Ne denoncojmë", i përbërë nga të afërm të viktimave të koronavirusit në qytezat e Alxanos dhe Nembros në rajonin e Lombardisë i qeverisur nga opozitarët e "Ligës".

50 padi u paraqitën një ditë më parë para autoriteteve me arsyen se ekzekutivi i vendit nuk i izoloi dhe nuk i shpalli zonat të kuqe që kur epidemia atje filloi të avancojë, madje lejoi të operonte edhe një spital të madh të kthyer më vonë në një vatër infeksioni, duke i shkaktuar kështu rajonit humbje të mëdha në jetë njerëzish të cilat mund të ishin shmangur.

Këto janë akuzat e para zyrtare të ngritura në sistemin gjyqësor italian rreth pandemisë, ndërsa procesi pritet të shqyrtohet fillimisht nga autoritetet e qytetit verior të Bergamos, afër Milanos.

Të enjten, kryeministri Konte u paraqit i qetë para gazetarëve rreth çështjes në fjalë.

"Nuk jam aspak i frikësuar. Nuk është prej arrogancës apo prej rehatisë por të premten do takohemi me prokurorin dhe do i referoj të gjitha faktet që di me qetësinë më absolute."

Qëllimi i padisë civile është të identifikohen përgjegjësit për reagimin e dobët ndaj krizës shëndetësohet dhe më pas të vlerësohet a mund të ngrihen padi penale ndaj tyre.

Një valë tjetër padish, sipas palës paditëse, pritet të shtrohet në organet vendore në shtator.

Në Itali, më shumë se 34 mijë veta kanë ndërruar jetë si pasojë e infeksionit me Covid-19, ndërkohë që numri i të infektuarve në rang kombëtar ka kaluar mbi 236 mijë raste.

Situata në javët e fundit është përmirësuar ndjeshëm dhe numri si i infeksioneve, edhe i vdekjeve po ndjek një trend rënës.

Në kuadër të fazave lehtësuese, nga 15 qershori Italia do rihapë muzetë dhe kinematë, manifestimet sportive rifilluan të premten, spektaklet lokale do mund të frekuentohen deri në 1 mijë persona, kroçerat janë pezulluar deri më 14 korrik ndërsa deri më 30 qershor nuk do të lejohen udhëtimet jo urgjente drejt Britanisë së Madhe dhe vendeve jashtë Bashkimi Evropian.

EMISIONET