Komisioni i Ekonomisë dhe Financave zhvilloi mbledhjen e rradhës në Bashkinë e Pogradecit, duke u fokusuar te Rezoluta për veprimtarinë e Bankës së Shqipërisë. Synimi kryesor ishte mbikqyrja, por dhe mbështetja financiare për njësitë vendore.

Kryebashkiaku Ilir Xhakolli, kërkoi mbështetje financiare për shlyerjen e borxheve të mbartura, por dhe për investime në turizëm.

Deputetët e pranishëm u shprehën se mbledhje të tilla do të zhvillohen në të 61 bashkitë e vendit, për tu njohur më nga afër me vështirësitë ekonomike me të cilat haset pushteti vendor. 

/Ora News.tv/