KLGJ cakton gjyqtarët e përkohshëm të Gjykatës së Lartë

KLGJ cakton gjyqtarët e përkohshëm të Gjykatës së

Këshilli i Lartë Gjyqësor zgjodhi këtë të premte dy gjyqtarët që do të shqyrtojnë në Gjykatën e Lartë 5 ekstradimet e mbetura pezull. 

Dy gjyqtaret e Apelit të Krimeve të Rënda Albana Boksi dhe Sokol Binaj,  u përzgjodhën për të  plotësuar trupën me 3 gjyqtarë së bashku me Ardian Dvoranin për  shqyrtimin e 5 kërkesave.

Shqetësimi ishte ngritur  nga Gjykata e Lartë, e cila  kishte vënë në dijeni KLGJ-në. Kjo  e fundit në mbledhjen e mëparshme amendoi  rregulloren për Gjykatën e Lartë duke lejuar delegimin e gjyqtarëve  nga Gjykata Apelit,  me kushtin që të kishin kaluar vettingun dhe te kishin mbi 13 vite eksperience .

Ndërkohë 22 kandidatëve  jo gjyqtar që kanë aplikuar për katër vende, iu la afat deri më datë 6 shtator, për të dorëzuar deklaratat e pasurisë. KLGJ përcaktoi edhe relatorët që do te shqyrtojnë dosjet.

EMISIONET